Egnatia humbi një rast të madh për t’iu afruar kreut të kampionatit, pasi arriti vetëm një barazim në shtëpi me Erzenin. Skuadra nga Rrozhogina pati mundësinë për të qenë vetëm 2 pikë larg Partizanit të vendit të parë, por rezultati 1-1 nuk e lejoi. Në një ndeshje të ashpër, vendasit kaluan të parët në epërsi pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë me anë të një penalltie që e realizoi Xhekson. Gjithsesi, shijakasit reaguan shpejt dhe barazuan me anë të Sadikit.
Në vetëm çerek ore lojë u shënuan 4 gola, por dy prej tyre u anuluan me ndihmën e VAR-it. Fillimisht, kjo i ndodhi Egnatias dhe më pas edhe Erzenit. Me këtë barazim, skuadra e trajnerit Shpëtim Duro arrin në 25 pikë, në kuotë të barabartë me Vllazninë në vend të tretë. Shijakasit kanë 23 pikë, duke qenë edhe ata në zonën e Europës, ndërsa kampionatin e kryeson Partizani me 29 pikë.
Sfidanti.al