Herozimi i Dudu Martinezit, portieri argjentinas pret si Kasijasi!

Një pritje e jashtëzakonshme ajo e realizuar nga kampioni i botës, ndërsa ishte titullar për Aston Vilën në Premier Ligë ndaj Lidsit. Në një moment, futbollisti kundërshtar, Harrison, gjuajti nga fare afër, por refleket e Emiliano “Dibu” Martinezit ishin të shkëlqyera duke e grushtuar topin. E përditshmja “Marka” e krahasoi menjëherë portierin e Argjentinës me Iker Kasijasin që bënte shpesh pritje të tilla.

Sfidanti.al