Më në fund lajmet e mira për Zhoze Murinjon kanë vazhdimësi. Pas barazimit (me fat) në “San Siro” ndaj Milanit në Serinë A, erdhi kualifikimi i merituar kundër Xhenoas në Kupën e Italisë. Roma është në çerekfinale falë një goli prej mjeshtri të Paulo Dibalës, ndërsa në formacionin verdhekuq ishte edhe Marash Kumbulla. Më në fund, mbrojtësi i kombëtares shqiptare pati rastin e tij dhe e justifikoi duke luajtur mirë. Dibala realizoi një perlë duke shmangur tre kundërshtarë dhe duke gjuajtur me të majtën e tij magjike. Roma pati epërsi të plotë me 25 gjuajtje ndaj 7, si dhe me kornet 16-1, edhe pse kualifikimin e pati të vështirë. Në çerekfinale do të ketë përballë fituesin e çiftit Napoli-Kremoneze.
Sfidanti.al