Sërish penallti, Ter Shtegeni kualifikohn Barçën në finalen e Superkupës!

Këtë “kalvar” pati Reali në përballjen e një dite më parë, dhe kësaj nuk i shpëtoi as Barcelona. Katalanasit ndoqën nga pas madrilenët duke u kualifikuar për në finalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, por gjithashtu pas penalltive. Nëse për ekipin e Ançelotit heroi ishte Kurtua, për “blaugranët” protagonist doli sërish portieri, Ter Shtegeni. Gjermani priti dy penallti duke i shpëtuar nderin një Barçe që nuk është se bindi përballë një Betisi që bëri më shumë. Edhe pse katalanasit mbajtën topin 62 për qind, seviljanët tentuan dyfishin e gjuajtjeve (12-6), edhe pse për ato në kuadrat ishin thuajse barabar (7-6). Më të saktë dhe më cilësorë të besuarit e Ksavit, me më shumë zemër rivalët e tyre. Barcelona ishte dy herë në avantazh me Levandovskin dhe Ansu Fatiun, dy herë Betisi barazoi me anë të Nabil Fekirit dhe Loren Moronit. Te penalltitë, Ter Shtegeni priti gjuajtjet e Huanmit dhe Karvaljos.

Sfidanti.al