Reali i Madridit ishte “gjakësi” që priste në “pritë” dhe që mund të kishte bërë “vrasjen”. Objektivi i spanjollëve ishte Matis Tel, sulmuesi i ri francez të Renës, i cili më në fund zgjodhi Bajernin e Mynihut. Mediat bavareze shkruajnë se klubi në “Zebener Shtrase” luftoi fort dhe drejtori sportiv Salihamixhiç bashkë me drejtorin teknik, Marko Nepe, punuan nga afër me 17-vjeçarin dhe familjen e tij duke i treguar një projekt të hollësishëm sesi do të shkonte karriera e tij. Përveç kësaj, Bajerni pagoi gati 29 milionë euro bashkë me shpërblimet, një shumë e jashtëzakonshme për një adoleshent të tillë, aq më shumë kur e paguajnë bavarezët.
Sfidanti.al