PSG i bëri homazh Pelesë, jo Mesit; Argjentinasi ia bëri homazhin vetes duke shënuar!

Përpara ndeshjes në “Parkun e Princave” në Ligën e Parë të Francës ishte organizuar një ceremoni për të nderuar legjendën braziliane që u shua në moshën 82-vjeçare. Futbollistët e Paris SG kishin veshur fanela të bardha ku ishte stampuar fytyra e Pelesë në moshë të re, dhe me shkronjat me ngjyrat e flamurit brazilian, verdhë e blertë, ishte shkruar “Mbret i Përjetshëm”. Nuk pati ceremoni për Lionel Mesin që u shpall kampion bote, por superylli argjentinas ia bëri homazhin vetes (por edhe për yllin Pele) duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0. Në fushë ishte edhe braziliani Nejmar, por jo Kilian Mbape që mbetet pushim. Golin e parë e shënoi Ekitike. PSG kryeson kampionatin francez me 47 pikë ndaj 41 të Lensit dhe 39 të Marsejës.

Sfidanti.al