Me 5 Champions, por jo i plotësuar, ky ishte Garet Bejli!

Pesë Champions, 4 Kupa të Botës për Klubet dhe 3 tituj kampion në Spanjë. Këto janë arritjet e mëdha të karrierës së Garet Bejlit që e mbylli me futbollin në moshën 33-vjeçare. Tepër shpejt për standardet e sotme, por tepër vonë për një lojtar që kishte më shumë dëshirë të luante gol sesa “top”. Pep Guardiola nuk ia kurseu një shaka kur tha se “Garet Bejli ka tani mundësi të bëhet një lojtar i madh golfi”, ndërsa analistët në Britaninë e Madhe, por edhe në Spanjë, thonë se ai vërtet fitoi trofe të jashtëzakonshëm dhe me 5 Champions është ndër më të veçantët, por gjithsesi nuk arriti të përmbushte gjithë potencialin dhe atë që pritej prej tij. Bejl luajti 665 ndeshje me ekipet e klubeve dhe me Uellsin, shënoi 226 gola dhe shërbeu 159 asiste, fitoi 17 trofe, nga të cilët 15 me Realin dhe dy në SHBA. Talenti i tij nuk ishte më i vogël sesa ai i Ronaldos, por magjiku u ngop shpejt.

Sfidanti.al