Sa kohë do të mungojë në të vërtetë, Manuel Nojeri?!

Nga Bajerni kanë raportuar se kapiteni nuk do të jetë në fushë deri në fund të këtij sezoni pas thyerjes së këmbës. Gjithsesi, nga Gjermania mësohet se dëmtimi i portierit 35-vjeçar mund të jetë me pasoja edhe më të rënda pra mungesa e tij mund të jetë më e gjatë. Flitet për thyeje të dyfishtë të tibies dhe të peronit, që mund të kërkojë më shumë sesa 6 muaj kohë riaftësimi që ishte parashikuar. Me gjasë, ai do të mungojë edhe në fazën përgatitore dhe pastaj në nisjen e sezonit të ardhshëm, të paktën siç njofton media gjermane, “Sport1”.

Sfidanti.al