Dëmtimi në gju, a rrezikon Gjokoviçi pjesëmarrjen në Australian Open?!

Një rrezik i madh ndoshta i kanoset ish-kampionit dhe rekordmenit të Melburnit. Novak Gjokoviç u detyrua të linte në mes një ndeshje për shfaqje me tenistin rus, Danil Medvedev, ndërsa mori trajtim nga fizioterapisti në pjesën e gjurit. Flitet për një dëmtim që mund të jetë në kofshë dhe që e shqetëson herë pas here yllin nga Serbia. Nole vuajti nga ky dëmtim në fitoren që pati në Adelajde, ndërsa nuk dihet se në çfarë forme do të jetë për në Australian Open, apo nëse rrezikon të mos marrë pjesë. Gjokoviç është favorit absolut për të fituar Grand Slemin e parë të vitit, ndërsa vjet nuk u lejua të merrte pjesë sepse nuk ishte i vaksinuar.

Sfidanti.al