Bota duhet të mbajë zi edhe për yllin e shkëlqyer të Brazilit, Roberto Dinamite!

Këto kohë na kanë ndodhur shumë vdekje, që nga Mihajloviç, tek “Mbreti” Pele apo i mrekullueshmi Xhanluka Viali. Gjithsesi, as këto zezona të vërteta nuk duhet të na bëjnë të harrojmë që të mbajmë një minutë heshtje për nder të një ylli të shkëlqyer të futbollit brazilian dhe botëror, Roberto Dinamites. Kjo fatkeqësi ndodhi në moshën e re, 68-vjeçare. i pagëzuar me emrin Karlos Roberto de Oliveira, ai u quajt “dinamite” nga gazetari Aparisio Piresh i të përditshmes “Zhornal do Sports”, pasi shënoi një gol spektakolar në debutimin tek Vasko Da Gama në 25 nëntor 1971 në “Marakana”. Dinamite luajti 1022 ndeshje për Vaskon (768 zyrtare) dhe shënoi gjithsej 698 gola.  Për Brazilin luajti 38 herë dhe shënoi 20 rrjeta. Roberto Dinamite është rekordmeni i golave në kampionatin brazilian dhe njëri nga yjet e futbollit që ka shënuar më shumë në historinë e këtij sporti.

Sfidanti.al