Brozoviç e Çalhanoglu të dëmtuar, Lukaku “për faqe të zezë”, si ia bën Interi ndaj Milanit?!

Dueli për Superkupën do të duhet të luhet në Riad në 18 janar, dhe zikaltërit do të donin një tjetër trofe. Jo më kot trajneri Simone Inzagi cilësohet si “mjeshtër I kupave” dhe kjo mund të luante një rol ndaj Milanit. Sidoqoftë, lajmet nga Interi nuk janë edhe aq të mira pasi është dëmtuar edhe Hakan Çalhanoglu. Në mungesë të Marcelo Brozoviçit, gjithashtu të dëmtuar, mesfushori turk plotësonte më së miri repartin bashkë me Barelën apo Mkitarianin, por tashmë mungesat pritet të jenë dy. Nga ana tjetër, Romelu Lukaku ka gjithashtu probleme fizike, ndonëse jo aq të rëndësishme dhe problemi më I madh për sulmuesin belg është mungesa e besimit, që ka bërë të bjerë shumë nga forma.

Sfidanti.al