Garet Bejl, mbyll karrierën kryevepra që mbeti e papërfunduar!

Ishte një talent i madh dhe shumë tifozë britanikë, qofshin uellsianë, skocezë apo anglezë, pohojnë se mund të cilësohet më i madh talent i ishujve ku u shpik futbolli. Garet Bejl jo më kot vendosi rekordin botëror të transferimeve prej 100 milionë eurove kur kaloi nga Totenhemi tek Reali, ndërsa eleganca, shpejtësia dhe zgjuarsia e tij në fushë ishte ku e ku mbi mesataren, madje në majat më të larta. Kristiano Ronaldo thoshte se i pëlqente të luante me Bejlin dhe me Benzemanë, dy artistë të topit, por gjigandi nga Uellsi mbeti një “kryevepër e papërfunduar”. Edhe pse 33 vjeç, prej kohësh u duk se ai e kishte humbur dëshirën për futbollin ndaj edhe nuk habitet kush që ai lajmëron mbylljen e karrierës. Me Realin fitoi shumë dhe ishte protagonist i madh sidomos në ndeshjet e Championsit. Me Uellsin plotësoi ëndrrën për të qenë në turne të mëdhenj siç bëri në Euro 2016 dhe në Botërorin 2022.

Sfidanti.al