Nuk përmbahen gratë dhe motrat e yjeve të futbollit, tani e ka radhën “ajo” e Tiago Silvës!

Dikur, Tomas Tuhel thoshte se kur ishte trajner tek Paris SG I dukej vetja më shumë si ministër I jashtëm sesa si teknik futbolli, pasi duhej të merrej me të afërmit e lojtarëve ndoshta më shumë sesa me ata vetë në stërvitje e në ndeshje. Trajneri gjerman nuk është se ka gabuar edhe aq, pasi ne po shohim shpesh sesi gra apo motra të yjeve reagojnë për të dashurit e tyre. Motra e Kristiano Ronaldos është tepër e shquar në këtë “biznes”, ndonjëherë edhe partnerja e portugezit, por nuk mbetet prapa as gruaja e qendërmbrojtësit brazilian, Tiago Silva. Bele Silva botoi një mesazh të koduar në rrjetet sociale pas humbjes së Çelsit 0-4 në fushën e Mançester Sitit në Kupën e Anglisë. Duket se e ka me trajnerin Graham Poter që e la burrin e saj në stol gjatë gjithë kohës. “Nuk është gabim të mendohesh sërish për të gjetur zgjidhje pasi je nxituar dh eke marrë vendime të gabuara”, ishin fjalët e shkruara nga ajo.

Sfidanti.al