Mjafton titulli botëror i fituar në Katar për t’ia dhënë “kurorën”, ndonëse argjentinasi ka insur të fitojë edhe më herë. Lionel Skaloni ishte sërish në stolin e kombëtares së “gauçosve” në 2021 kur ajo fitoi Kupën e Amerikës së Jugut në Brazil. Këtë herë, sërish me kapitenin Lionel Mesi në krye, ai triumfoi në Kupën e Botës në finalen ndaj Francës. Instituti i Statistikave dhe i Historisë së Futbollit (IFFHS) e nxorri Skalonin si trajnerin më të mirë të vitit 2022 duke i dhënë 240 pikë. Në vend të dytë, Didie Deshamp i Francës me 45 pikë, një diferencë kolosale me vendin e parë. Në podium edhe tekniku i Marokut, Ualid Regragui me 30 pikë, duke lënë prapa Zllatko Daliçin e Kroacisë (20 pikë), edhe pse ballkanasit morën medaljet e bronzit në Katar. Vlerësim edhe për trajnerin e Japonisë, Moriasu, që doli i pesti, ndërsa i gjashti ishte Van Gali i Holandës.
Sfidanti.al