Mrekullia e Sebastian Halerit, kthehet në stërvitje pas kancerit!

Jo gjithmonë gjëra të tilla ndodhin, por sidoqoftë, ja ku e kemi një rast. Sulmuesi Sebastian Haler u kthye në stërvitje për Dortmundin pas dy operacioneve për t’i hequr tumorin në testikuj. Haleri, që shkëlqeu vjet për Ajaksin, u transferua në verë në Gjermani, por u detyrua ta ndërpriste karrierën qoftë përkohësisht pasi u diagnostikua me sëmundjen. Dortmundi e mori për rreth 35 milionë euro, ndërsa shpresohet që pas disa javësh ai të debutojë më në fund me fanelën verdhezi.

Sfidanti.al