Ceremoni 2-ditore në Brazil për varrimin e Pelesë

Nderimet do të jenë të jashtëzakonshme, siç ka qenë edhe personaliteti i tij në futboll dhe më shumë se kaq. Pele do të ketë ceremoninë e varrimit në Sao Paulo të Brazilit të hënën dhe të martën, ndërsa në vend është shpallur zi kombëtare. Legjenda e futbollit mbylli sytë të enjten në mbrëmje në spital në Sao Paulo, ku ishte i shtruar prej një muaji. Vlerësimet kanë ardhur nga e gjithë bota, ndërsa ceremonitë pritet të jenë madhështore dhe me prani të qindra mijë njerëzve.

Sfidanti.al