Pioli nuk heq dorë nga ëndrra: Milani duhet të besojë tek e pamundura!

Diferenca me vendin e parë mbetet e madhe, por ka një kombinim që mund të ndihmojë. Me rinisjen e Serisë A, në 4 janar, Milani mund të ketë shansin që t’i afrohet Napolit që kryeson. Skuadra e trajnerit Luçiano Spaleti do të vizitojë “San Siron” në orën 20:45 për duelin ndaj Interit, kohë deri në të cilën kuqezinjtë mund të kenë marrë tri pikët në fushën e Salernitanës. Trajneri Stefano Pioli, që e nisi karrierën pikërisht në Salerno, synon të jetë në vetëm 5 pikë diferencë me ekipin jugor. “Milani duhet të besojë ashtu siç besoi vjet në një titull të pamundur”, – thotë Pioli. Milani ka 33 pikë ndaj 41 të Napolit, me ekipet e tjerë që janë pranë si Juventusi me 31, Lacio me 30 po aq sa Interi dhe Atalanta e Roma me nga 27. Një kampionat vërtet shumë i fortë.

Sfidanti.al