Hernandez dhe Pavar, fati i ndryshëm i dy francezëve tek Bajerni

Drejtori sportiv bavarez, Hasan Salihamixhiç, i paska ndërprerë pushimet para kohe për t’u kthyer në Mynih, ndonëse vetë ai thotë se jo gjithçka është për arsye pune. Sidoqoftë, “Brazo” ka shumë gjëra për të bërë, që nga dëmtimi i Manuel Nojerit dhe gjetja e një portieri, e deri tek zgjidhja e fatit të disa lojtarëve. Mes tyre janë edhe dy francezët, Hernandez dhe Pavar. i dyti, që ishte problem edhe në skuadrën kombëtare të Francës në Botëror, me gjasë mund të largohet, por aspak i dyti. Salihamixhiç thotë se Bajerni do të bëjë gjithçka që Lykas Hernandez të rinovojë, ndonëse mbrojtësi u dëmtua që në fillim të Botëorit. “Lykasi e ka Bajernin në gjak, – thotë Brazo, – ne po bisedojmë shumë mirë. Sipas mendimit tim, e ardhmja e tij është këtu në Mynih”.

Sfidanti.al