FIFA më në fund lëviz: Do të hetojmë për Nusretin!

Organizata që drejton futbollin botëror pranon se ka pasur dështime dhe gabime në ceremoninë e mbylljes së Botërorit, ndërsa sqaron se “sipas rregullave, trofeun e kupës së botës mund ta prekin vetëm një grup shumë i përzgjedhur njerëzish”. Një prej tyre nuk duhej të ishte Nusret Gëkçe, apo Solt Bej, dhe tani FIFA premton se do të hapë hetim të brendshëm për të gjetur shkeljet e për të ndëshkuar fajtorët. Mes të cilëve edhe Nusretin. Gjithsesi, duhet thënë se shefi i kuzhinës ia arriti qëllimit, ia hodhi FIFA-s dhe u bë edhe më i famshëm në skenën më të madhe të momentit në botë. Çfarëdo dënimi do të jetë i përkohshëm, ndërsa fama e fituar do të jetë e përhershme.

Sfidanti.al