Dridhet Italia, drejtësia zgjeron hetimin për “plusvalencat”

Një lajm i keq edhe për Juventusin, edhe për klubet e tjerë, të paktën kështu shkruan “La Gazeta delo Sporti”. Prokuroria federale në Itali do të hapë sërish dosjet e skandalit të “plusvalencave”, pra të manipulimit të kontratave e të bilanceve, dhe sipas të përditshmes së njohur, Juvja rrezikon më shumë sesa e ka pësuar deri tani, ndërsa ka dyshime se janë përfshirë edhe klube të tjerë. Flitet për Sampdorian, Xhenoan, Pro Verçelin, Parmën, Pizën, Empolin, Novarën apo Peskarën, por nuk ka ende fjalë për të tillë si Milanin, Interin, Romën, Napolin apo Lacion.

Sfidanti.al