Mjaftoi fitorja e Kupës së Botës nga argjentinasi, dhe po ashtu paraqitja e tij e shkëlqyer gjatë gjithë kohës në Katar, që tifozët të hidheshin përpjetë jo vetëm nga gëzimi, por edhe të vraponin në shitore për të marrë suvenirët. Fanela e Lionel Mesit ishte padyshim më e kërkuara në futboll në të gjithë rruzullin dhe radha ishte aq e gjatë saqë kompania gjigande e veshjeve sportive, Adidas, pati vështirësi me furnizimin. Nëpër qendrat tregtare sportive shpesh nuk gjeje fanelën e Argjentinës me numrin 10 dhe emrin “Mesi” në shpinë, sepse tërheqja nga klientët ishte me ritme më të shpejta sesa prodhimi. Ndoshta Adidasi gjerman do ta zgjidhë këtë problem.
Sfidanti.al