Rëndohet gjendja e Vialit, shtrohet në spital në Londër!

Ylli i madh i dikurshëm i futbollit italian nuk është ndjerë mirë dhe për këtë arsye e kanë dërguar në qendrën mjekësore në kryeqytetin britanik. Mediat nga Italia dhe Britania e Madhe njoftojnë se gjendja shëndetësore e Xhanluka Vialit është rënduar orët e fundit dhe për këtë arsye ai është nën kujdesin intensive të mjekëve në Londrën Perëndimore ku jeton prej 20 vitesh, që kur u largua si trajner i Çelsit. Viali është me turmor dhe e ka përballuar mirë sëmundjen deri tani, ndërsa vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra e ndihmësit të trajnerit të Italisë, Roberto Mançini.

Sfidanti.al