Ky Pavari paska qenë një “tmerr” tek Franca, si do t’ia bëjë Bajerni me të?!

Janë vetë mediat bavareze që shkruajnë se mbrojtësi i “gjelave” kaloi një Kupë të Botës për t’u harruar. Benzhame Pavar (Benjamin Pavard) ishte një yll në Rusi në 2018 madje në moshë tepër të re, por këtë herë pati rol periferik dhe këtë nuk e priti aspak mirë. Sipas informacioneve që kanë “rrjedhur” nga dhoma e zhveshjes së Francës, Pavari paska qenë shumë “toksik” në Katar, paska bërë debate me trajnerin Deshamp dhe stafin e tij, si dhe paska bërë komente aspak të pëlqyeshme për disa shokë të ekipit. Këto paskan arritur kulmin në finale, duke pasur shkëmbime fjalësh të forta me Deshampin. Si do t’ia bëjë Bajerni tani me këtë lojtar “toksik”, a thua se nuk ka probleme të tjera me futbollistët e tij gjermanë.

Sfidanti.al