Uli Hënes nuk spjegon përse, thjesht thotë se cila do të jetë politika e re e klubit. Bajerni i Mynihut nuk do të bëjë shpenzime të mëdha gjatë verës së ardhshme, por do të mbështetet më shumë tek talentet e krijuara në akademi. Blerje të mëdha si Frank Riberi, Arjen Roben, Mats Humels, Manuel Nojer, Dagllas Kosta apo Mario Gëce (rikthyer tek Dortmundi) nuk janë më në planet e bavarezëve.
Presidenti nuk ka frikë edhe nga largimi në verë i Filip Lahmit dhe Shabi Alonsos, që do të lenë boshësi për t’u mbushur, ndërsa më herët është larguar Bastian Shvajnshtajger. “Do të ketë një kapitull të ri për Bajernin, – tha Hënes për “Tages Cajtung”, – ne do të shkurtojmë shpenzimet e transferimeve duke krijuar lojtarët tanë. Ne e kemi një blerje të re, Niklas Sulen, që luan në mbrojtje, aty ku kemi edhe Humelsin apo Boatengun, kemi edhe Sebastian Rudin, ndërsa Havi Martinez mund të kalojë në mesfushë”.
Disa nga lojtarët e rëndësishëm të kohëve të fundit si Lahm, Shvajnshtajger apo Tomas Myler kanë dalë nga academia e Bajernit dhe shpresohet që të ketë edhe lojtarë të tjerë të klasit botëror”.
Sfidanti.al