Çelsi i Londrës e fitoi betejën “e urës”. Blutë triumfuan 1-0 në “Stemford Brixh”, ndërsa Zhoze Murino bëri vizitën e dytë këtë sezon në ish-stadiumin e tij. . Ngolo Kante shënoi me një gjuajtje nga rreth 25 metra, pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë, ndërsa Mançester Junajtid kishte mbetur me një lojtar më pak kur Ander Herrera u përjashtua nga loja pas dy të verdhave, pra kartonit të kuq.
Çelsi do të luajë me Totenhemin në gjysmëfinalen e “Uemblit”, pasi arriti në mënyrë të merituar kualifikimin. Blutë u treguan trë rrezikshëm me Diego Kostën apo Uillianin, ndërsa Pol Pogba ishte krejtësisht në hije për miqtë. Murinjo doli edhe këtë herë i mundur, edhe pse jo 0-4, por vetëm 0-1, ndërsa në ndeshje e sipër pati edhe një nervozizëm kur u vu përballë trajnerit kundërshtar, Antonio Konte.
Sfidanti.al