Gallata e memeve të Botërorit: Mesi si Jezu Krishti, por edhe si “Kalorësi i Apokaliptit”!

Kampionati po i afrohet fundi dhe shpejt do të njohim fituesin, veçse ka edhe një turne jashtë fushe. Ky është konkurrimi i tifozëve, të cilët edhe festojnë, edhe dëshpërohen, por padyshim edhe i japin liri fantazizë me krijime origjinale në rrjetet sociale. Ato që cilësohen “meme” kanë qenë të shumta dhe protagonist kryesor është padyshim Lionel Mesi, po ashtu si Argjentina. Një tifoze amerikanolatine krijon fotomontazh me Papën e Romës, që mban në duar duke iu falur Alvarezit dhe Mesit, duke thënë “Amen”! Ja edhe Mesi që në vend të trofeut të lojtarit më të mirë të ndeshjes, mori statujën e modeles së njohur kroate, Ivana Knoll.

Sipas një tjetër tifozi, edhe një invalidi i vijnë këmbët pas atyre që bën “Pleshti”. “Nëse bashkë me Argjentinën shkon edhe Maroku, kjo do të ishte finalja e parë pa europianë në 72 vjet! E bukur meme ku Kroacia jepet si një vrasës i Belgjikës, Japonisë e Brazilit, por tek dhoma e Argjentinës e presin “Kalorësit e Apokalipsit”! Hulio Alvarez, sulmuesi i ri argjentinas, jepet në një meme tjetër sikur të ishte një merimangë që kontrollon gjithçka me rrjetën e saj. Vlerësim i madh për lojtarët dhe trajnerët e Argjentinës e Kroacisë që u ndanë miqësisht, edhe pse ballkanasit sulmuan arbitrin.

Ja edhe përsëritja e fotos së famshme të Mesit me Ronaldon duke luajtur shah, por tashmë me Mesin që lan me vetveten. Ka tifozë që duan t’i japin fund debatit se kush është numri 1, dhe Mesi dhia, simboli në anglisht i më të madhit të të gjitha kohëve! Një media skoceze ndërkaq, bën shaka me gabimin e Harri Kejnit të Anglisë që humbi 11-metërshin ndaj Francës: Penalltia e Kejnit ende po udhëton, shkruan ajo, duke nënkuptuar fluturimin në Hapësirë.

Sfidanti.al