Luciano Spalletti thotë se është duke i bërë shërbim Romës me mosrinovimin e kontratës.
Me fitoren 3:0 ndaj Palermos, Roma i dha fund serisë prej tri humbjeve radhazi në të tria garat.
Po spekulohet se strategu italian, Luciano Spalletti, ka një marrëveshje me Juventusin, prandaj refuzon ta vazhdojë kontratën me Romën, e cila i skadon në fund të sezonit.
“Nëse i humb edhe dy ndeshje të tjera, nuk do të arrij as ta përfundoj sezonin, sepse ata do të më largojnë!”, tha fillimisht Spalletti.
“I humbëm katër nga pesë ndeshje dhe ju po vazhdoni të flisni për kontratë? Gjërat ndryshojnë shpejt në futboll. Mendoj se i kam bërë favor klubit duke mos e nënshkruar kontratën e re dhe ata janë po ashtu të lumtur”, ka theksuar më tej Spalletti.