Hall Siti – kështjella e pamposhtur e “gjeneralit” Silva

Qëkur Marko Silva, mori përsipër drejtimin e ekipit Hall Siti, ky i fundit nuk ka humbur asnjë ndeshje në fushën e vet. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në fushën e vet, ekipi i Hallit ka shënuar pesë fitore dhe një barazim me rezulatin e përgjithshëm 12-4. Në ndeshjen e fundit, Hall Siti mundi Suonsin dhe interesant është fakti se i vetmi ekip që ka mbetur i pamundur në fushën e Hallit, është Barnli që ka marrë më pak pikë në fushat kundërshtare midis të gjithë ekipeve të Premier Ligës angleze gjatë këtij sezoni. Në fushën e Hallit kanë rënë Liverpuli, Junajtidi dhe Bornmuti. Hall Siti, pas 28 ndeshjeve, ka gjithsej 24 pikë dhe po lufton për mbijetesë në Premier Ligë.’

sfidanti.al