Ku shkoi magjia e brazilianit Kutinjo? Redknap brengoset..

Philippe Coutinho nuk po arrin të shfaqë më të mirën e tij në vitin 2017, kohë më parë ishte ylli.

Jamie Redknapp beson se ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, ka humbur disa nga magjitë e tij që tregoi në fillim të këtij sezoni dhe ka kërkuar urgjentisht nga Jurgen klopp që ta rikthejë brazilianin në formë.

“Forma e Philippe Coutinhos është duke më brengosur shumë në këtë moment”, tha fillimisht Redknapp për Sky Sports.

“Ai po shkëlqente në fillim të sezonit, bënte diferencën për Liverpoolin. Por ka humbur tani disa nga magjitë e tij dhe duhet të rikthehet në formë. Kjo është puna e trajnerit”, shtoi më tej Redknap