Fotomodelja është e njohur dhe jo më kot cilësohet si tifozja më e bukur dhe më seksi e kombëtares së saj. Ivana Knoll ka fituar plot 1.8 milionë ndjekës në Instagram vetëm me fotot dhe videot nga Kupa e Botës në Katar, ndërsa në çerekfinalen ndaj Brazilit pati një problem. Rojet e sigurisë i ndaluan tifozët që të bënin foto të sajat me telefonat e tyre, dhe po ashtu i thanë që të mos bënte as ajo foto. Gjithsesi, Knolli jo vetëm që nuk u tërhoq, por u premtoi futbollistëve të Kroacisë një “dhuratë”. “Nëse do të dilni kampionë të botës do të zhvishem plotësisht për ju”, – ishin fjalët e saj.
Sfidanti.al