Në kryeqytet atë kanë nisur ta shohin si simbolin e grykësisë dhe lakmisë. Lëvizja “me bel” që bëri Kilian Mbape nëpërmjet Realit për të siguruar një kontratë të jashtëzakonshme financiare tek Paris SG nuk i ka lënë shumë të kënaqur qytetarët në Paris. Besohet se sulmuesi 23-vjeçar më shumë pëlqen llogarinë e tij bankare sesa fanelën që mban veshur, ndonëse tifozët e PSG-së janë të kënaqur që ai qendroi sepse mund t’i ndihmojë që të fitojnë Championsin. Në kombëtaren e Francës nuk ka shqetësime të tilla për kampionin e botës. Kilian Mbape po luan me përkushtim, ka shënuar 5 gola deri tani, dhe është shpresa më e madhe e “gjelave” për të mbrojtur titullin e fituar 4 vjet më parë në Rusi. Rrallë herë ndonjë futboll ka krijuar dasi kaq të mëdha brenda të njëjtit vend, thjesht sepse bëhet fjalë për dy fanela të ndryshme.
Sfidanti.al