“Luis Enrike duhet të largohet”, thonë tifozët e Spanjës

Një sondazh i “Markës” nxjerr këtë përfundim, pra që publiu iberik kërkon një ndryshim pas dështimit në Kupën e Botës. Askush nuk e priste që Spanja të eliminohej në raundin e dytë nga Maroku, dhe të fitonte vetëm një ndeshje nga katër gjithsej, dhe natyrshëm në raste të tilla gishti për fajtorin drejtohet nga trajneri. Ishin jo pak, por 4.4 milionë votues, në sondazhin e të përditshmes së Madridit, dhe 77 për qind e tyre u shprehën që Luis Enrike nuk duhet të vazhdojë në detyrë. Si pasardhës të tij tifozët shohin më shumë Roberto Martinezin, që sapo ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i Belgjikës.

Sfidanti.al