Çështja e bilanceve është gjithnjë problem në futboll dhe sidomos në Serinë A këto kohë. Po e shohim tek skandali i Juventusit, ndërsa po ashtu e kemi parë tek vështirësitë financiare të Interit, që gjithsesi po ndihmohet nga Kupa e Botës. “La Gazeta delo Sport” shkruan se holandezi Denzel Damfris e ka rritur vlerën e kartonit në 60 milionë euro pas paraqitjeve të shkëlqyera sidomos ndaj SHBA-së. Kjo do të thotë se Interi mund tëfitojë shumë nëse e transferon. Nga ana tjetër, Romelu Lukaku ka pasur probleme dhe kjo mund të lehtësojë huazimin e dytë nga Çelsin për ta pasur sulmuesin edhe sezonin e ardhshëm në Itali.
Sfidanti.al