Drejtoi ekipin bardheblu të Shqipërisë në vitin 2009 për pak kohë dhe pastaj u kthye në vendin e tij, në Kroaci. Ilija Lonçareviç është sot moshë e madhe, por është njeri me përvojë të rrallë si trajner, ndërsa për “Sportske Novosti” (“Jutarnji List”) thotë se trajneri Zllatko Daliç duhet të gjejë një mënyrë që të lejojë veteranët që të shlodhen. Shqetësimin më të madh Lonçareviçi e pati për kapitenin Luka Modriç, i cili luajti që nga fillimi. “Më mirë do të ishte që Modriçin ta kishte aktivizuar në pjesën e dytë kur loja do të ishte më e hapur, – tha ai, – Luka është i vjetër dhe i lodhur, mund të vdesë në fushë, mund të dëmtohet. Duhet ta shlodhim atë dhe Perishiçin”.
Sfidanti.al