Në Itali po gëzohen dhe po thonë se të paktën ka një ekip më të keq sesa të Kaltrit kur vjen puna tek 11-metërshat. Ky ekip është Spanja. Habia më e madhe është se përpara ndeshjes me Marokun, trajneri Luis Enrike deklaroi se i kishte këshilluar lojtarët e tij që të ushtroheshin për penalltitë. “Një vit më parë u kërkova që të bënin praktikë për këtë, – tha ai, – të bënin nga 1 000 gjuajtje”. Fakti është se ndaj Marokut spanjollët nuk shënuan asnjë prej penalltive dhe u mundën 0-3, siç i ndodhi Barcelonës ndaj Steauas së Bukureshtit në finalen e Championsit në 1986. Nuk është e qartë nëse lojtarët spanjollë i gjuajtën 1 000 penalltitë që u kërkoi trajneri dhe sërish gabuan, apo “nuk e vunë aspak ujin në zjarr”!
Sfidanti.al