“Lufta civile” tek Juventusi, Paratiçi akuzohet se ka … “droguar tregun”!

Në të vërtetë humbjet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe kurrë ndonjëherë më parë klubi piemontez nuk është ndodhur në një situatë të tillë. Siç thoshte ish-presidenti Andrea Anjeli në telefonatat e përgjuara, “do të na duheshin 600 milionë euro për të rregulluar bilancin”. E pra, kurrë Juventusi nuk ka shpërdoruar kaq shumë dhe për këto bilance ka nisur “lufta civile”. Drejtuesi i sotëm, Kerubini, akuzon ish-drejtorin sportiv, Fabio Paratiçin, se ka “droguar tregun”. “Lojtarë si Kulushevski apo Kieza u morën duke paguar tepër shumë, – thotë Kerubini, – transferime pa kuptim dhe jashtë mundësive të Juventusit”.

Sfidanti.al