Jo vetëm çerekfinale për Francën, por edhe rekorde të Zhirusë e Jorisit!

Përballja me Poloninë në Katar ishte si një festë e paralajmëruar për “gjelat” e Europës. Fitorja 3-1 dhe kualifikimi për në çerekfinalet e Kupës së Botës u shoqërua me dy rekorde të reja të vendosura në kombëtare. Rekordmenët e rinj janë Olivie Zhiru dhe Hugo Joris. Sulmuesi veteran realizoi një herë dhe arriti tani në kuotën e 52 golave me kombëtaren. Tashmë, ai ka lënë pas legjendën Tieri Henri. Portieri dhe kapiteni mbrojti portën për herë të 142-të duke thyer rekordin e ndeshjeve që mbahej nga legjenda tjetër, Lilian Turam. Përderisa Franca vazhdon në Botëror, do të thotë se këto rekorde mund të thellohen.

Sfidanti.al