“Marka” bën një pyetje të thjeshtë për Francën: A mund të luash më mirë?!

Kjo ishte e përhershme në Rusi 2018 ku skuadra favorite fitoi e fitoi, por nuk kënaqi thuajse asnjëherë, dhe kjo po bëhet edhe tani. Franca vazhdon të mos jetë ekipi i “futbollit shampanjë” të viteve 80-të, dhe ka një “huq të keq” që pëlqen shumë pragmatizmin. Këtë sëmundje e kishte deri edhe skuadra e madhe e Botërorit të vitit 1998, ndonëse në Botërorin gjerman në 2006 luajti në mënyrë spektakolare. E përditshmja spanjolle “Marka” thekson se “Franca nuk luan mirë, por nuk gabon”, dhe pyet: A mund të luajë Franca pak më mirë se kaq? Fati i trajnerit Deshamp është që ka lojtarë shumë të fortë në mbrojtje dhe në mesfushë (Joris, Kunde, Varan, Upamekano, Hernandez, Çuameni), si dhe shumë klas në sulm me Grizmanin, Dembelenë, Zhirunë dhe Mbapenë. Imagjinoni, një ekip që nuk ndjen mungesat e Benzemasë, Lykas Hernandezit, Kantesë, Pogbasë!

Sfidanti.al