Shokët e tij tek Dortmundi thonë se ai do të bëhet shumë shpejt mesfushori më i mirë i botës. Xhud Belingham është thuajse e sigurt që do të largohet nga Borusia dhe nga Bundesliga verën e ardhshme, dhe që gara për të do të jetë e fortë. Më shumë se të gjithë, mesfushorin e Anglisë e kërkojnë klubet e Premier Ligës dhe të tillë si Liverpuli, Man. Siti, Çelsi apo Man. Junajtidi do të hidhen në sulm për të. Kartoni mund të shkojë nga 100 deri në 150 milionë euro në varësi të paraqitjes së tij, por me këtë që po bën në Kupën e Botës po ia rrit vlerën vetes. Natyrisht, Belinghamin e duan edhe klube të tjera, sidomos Reali, por pse jo edhe PSG.
Sfidanti.al