SHBA nuk i kuptoi dot “taktikat e çuditshme” të Van Galit me Damfrisin!

Pas ndeshjes me amerikanët, trajneri holandez deklaroi se kundërshtari nuk arriti të përshtatej dhe të reagonte ndaj mënyrës së lojës së ekipit të tij. Holanda fitoi 3-1 ndaj SHBA-së dhe siguroi vendin në çerekfinale të Kupës së Botës, me lojtarin më të dalluar që ishte mbrojtësi i krahut, Denzel Damfris. Nga krahu i tij erdhën të paktën dy golat e parë që krijuan diferencën në favor të “tulipanëve” dhe Luis Van Gali e tregoi gjithë vlerësimin e tij duke e puthur futbollistin në konferencën për shtyp. Ai deklaroi se “SHBA nuk i kuptoi dot taktikat tona me lojën e gjerë në krahë”, dhe si për ta vërtetuar këtë, mediat holandeze botuan një letër ku ishin instruksionet teknike të Van Galit për Damfrisin.

Sfidanti.al