Mediat zvicerane: Shaqiri njeriu i ndeshjes, Xhaka nuk i reziston dot provokimit!

E përditshmja “Blik”, në pjesën e rëndësishme për Botërorin, dha notat për lojtarët e “Natit”, dhe më i miri doli pikërisht sulmuesi me origjinë shqiptare. Xherdan Shaqiri mori notën 6, u vlerësua për golin dhe krijimin e rrjetës së tretë, ndonëse u qortua për gabimin që solli një gol të Serbisë. Gjithsesi, ai u quajt “Fituesi i ndeshjes” së bashku me Rikardo Rodrigezin. Për Xhakën u thanë fjalë shumë të mira, u vlerësua se ai luajti një ndeshje të nivelit të lartë pavarësisht presionit të madh, por gjithsesi u thumbua se nuk mundi t’i rezistonte provokimit ndaj serbëve duke vendosur dorën në organet gjenitale e duke u kthyer nga stoli i Serbisë.

Sfidanti.al