Përbysja epokale në futboll, aziatikët eliminuan sërish Gjermaninë!

Kur ndodh për herë të dytë radhazi nuk është më një rastësi. Një superfuqi futbolli duket se nuk e meriton më këtë emër, dhe në vend të saj në këtë Kampionat Botëror po shkëlqen një tjetër emër, Japonia. Kombëtarja e atij që quhet “Vendi ku lind Dielli” (të cilin e ka edhe në flamur) realizoi një tjetër mrekulli në Katar duke mundur edhe Spanjën (pas Gjermanisë), e duke u kualifikuar si e para e grupit për në raundin e dytë. Pak ditë më parë kishte mundur gjermanët dhe tashmë ua preu biletën e eliminimit “pancerëve” që e kanë humbur sot të gjithë “blindazhin” e tyre. Për Gjermaninë, katër herë kampione të botës, është i dyti eliminim njëri pas tjetrit, ndërsa në Kuqën e Botës në 2018 në Rusi e turpëroi Koreja e Jugut.

A thua është ky fundi i lavdisë gjermane dhe se kemi arritur në atë Erë kur thuhet se futboll luajnë të gjithë? E sigurt është se ka gjithnjë e më pak “të vegjël” dhe se topkëmba po krijon një ekuilibër forcash në nivel global. E qartë që Japonia që mundi Spanjën pati përballë një ekip shumë të ndryshëm nga ai që luajti më herët, me titullarë si Azpilikueta, Pau Torres, Balde, Niko Uilliams dhe Morata. Gjithsesi, japonezët ia dolën ndaj një Gjermanie të plotë.

Grupi E:

Japoni-Spanjë 2-1 (Morata, Doan, Tanaka, Kosta Rikë-Gjermani 2-4 (Gnabri, Teheda, Nojer (a), Haverc, Haverc)

Renditja: Japonia 6, Spanja 4, Gjermania 4, Kosta Rika 3.

Sfidanti.al