“Vinisiusi nuk ndjen barrën e asnjë fanele”

Kështu thërret e lumtur e përditshmja spanjolle “Marka”, që është mrekulluar nga loja e sulmuesit të ri të “Selesaos”. Vinisius Zhunior, shkurt Vinisius (apo Vini) po tregon me fanelën e Brazilit të njëjtin nivel të lartë siç e ka treguar me bluzën e Realit të Madridit. Ai ka shënuar edhe gol, por sidomos ka ndihmuar brazilianët që të çorodisin mbrojtjet e rivalëve. “Vinisiusit nuk i rëndon asnjë peshë, – shkruan “Marka”, – ka tërhequr përpara Realin pa Benzemanë, dhe tani Brazilin pa Nejmarin”.

Sfidanti.al