Lebroni është vetëm 964 pikë larg rekordit legjendar të Xhabarit

Barriera që dukej e pakalueshme do të kapërcehet pa pritur fundin e këtij sezoni, madje nëse “Mbreti i basketbollit” do të ketë ritmin e vjetshëm me 30.3 pikë për ndeshje, atëherë kjo do të ndodhë diku pranë mesit të edicionit. Lebron Xhejms i është afruar ndjeshëm rekordit të pikëve në sezonin e rregullt në NBA, që e mban Karim Abdul-Xhabari, ndërsa forma e tij duket e shkëlqyer. Lebroni shënoi 31 pikë në fitoren e Lejkërsave ndaj Portlendit (128-109), duke shtuar edhe 7 topa në tabela e 8 asistë, në një paraqitje sublime duke pasur edhe saktësi në gjuajtjet nga loja. Xhejmsi ka 37 423 pikë ndaj 38 387 pikëve të Xhabarit, gjithashtu yll i madh i Lejkërsave në vitet 70-të e 80-të.

Sfidanti.al