Franca nuk heq dorë nga huqet, tashmë ka përçarje për Pavarin!

Mbrojtësi i krahut, që është edhe qendërbrojtës, nuk është një “dosido”, por një futbollist i Bajernit të Mynihut, veçse kjo nuk i mjafton për të mos pasur armiq. Benxhamen Pavar (Benjamin Pavard) është “molla e sherrit” më e re në kombëtaren e Francës, të paktën sipas lajmeve nga mediat europiane. Shumë nga lojtarët e ekipit, përfshi edhe sulmuesin e Barcelonës, Usman Dembele, janë të pakënaqur me nivelin që po tregon Pavari në këtë Botëror, por mjaft futbollistë të tjerë kanë mendim të ndryshëm. Raportimet janë që të tillë si kapiteni Joris dhe sulmuesi veteran, Zhiru, e kanë mbrojtur shokun. Trajneri Didie Deshamp ka deklaruar se Pavari nuk ishte në formën e duhur për të luajtur ndaj Tunizisë, ndërsa “L’Ekip” shkruan se tekniku e qortoi ashpër lojtarin e tij pas golit të pësuar me Australinë.

Sfidanti.al