Enzo Fernandez, “100-milionëshi” i Argjentinës që e ëndërron Reali

Kur flasim për argjentinasit, më shumë nënkuptojmë Lionel Mesin (dikur Diego Armando Maradonën), dhe në Europë na kujtohen Barcelona apo Napoli. Gjithsesi, një yll i ri i Argjentinës po del në skenë dhe ky është Enzo Fernandez. Sulmuesi 21-vjeçar shpërtheu tek River Plejti (dy vëllezër janë të Boka Juniorsit!!!) dhe kaloi tek Benfika me klubin portugez që e vlerëson kartonin e tij deri në 120 milionë euro. “Marka” thotë se Reali mund ta marrë për 100 milionë euro dhe këto janë shumë, por flitet për një lojtar që mund të mbajë fanelën madrilene për 10 vjet.Verën e kaluar, klubi spanjoll nuk mundi të vepronte sepse shpenzoi shumë për Çuamenin, ndërsa verën e ardhshme mund të “hidhet në sulm”.

Sfiadnti.al