Për 8 kupa të botës radhazi skuadra tringjyrëshe, që njihet shkurt si “El Tri” e kishte kaluar me sukses fazën e parë. E tillë Meksika e cila që nga viti 1994 e deri në 2018 kishte arritur në raundin e dytë (të tetat e finaleve) dhe ishte eliminuar aty. Për më tepër, për herë të fundit në grup, ky ekip ishte eliminuar në Botërorin e vitit 1978 në Argjentinë, sepse në 1982 në Spanjë nuk u kualifikua, ndërsa në Italia 1990 nuk mori pjesë sepse u përjashtua për shkak të një skandali të federatës. Këtë herë, ishte dramë që Meksika nuk arriti për të 9-ën herë radhazi të kalonte grupin, edhe pse fitoi 2-1 ndaj Arabisë Saudite. Goli u pësua në minutën e 5-të shtesë. Gjithsesi, për herë të parë vlejtën më shumë kartonat e verdhë sesa diferenca e golave, ndonëse në fund meksikanët i patën negative që të dyja. Skuadra nga Amerika Veriore mori më shumë ndëshkime disiplinore sesa Polonia dhe FIFA e kishte vendosur si rregull për të nxitur lojën e pastër dhe sulmuese.
Sfidanti.al