Kanelo e kuptoi se e kishte gabim për Mesin, ndaj i kërkoi falje!

Në përfundim të ndeshjes Argjentinë-Meksikë, boksieri i famshëm meksikan u acarua nga një pamje filmike në të cilën Lionel Mesi hodhi në tokë fanelën meksikane, që me siguri e kishte marrë pasi kishte shkëmbyer fanelën e tij me një lojtar kundërshtar. Kanelo Alvarez, njëri nga yjet më të mëdhenj të historisë së boksit, u nxeh shumë nga ajo që e quajti ofendim për Meksikën, saqë shkruajti në rrjetet sociale që “Mesi duhet të falenderojë Zotin që nuk më ka takuar rrugës”. Gjithsesi, Aguero dhe Fabregas e sqaruan Kanelon në rrjetet sociale se hedhja e fanelave përtokë është diçka normale në dhomat e zhveshjes pas ndeshjeve, dhe flitet edhe për fanelat e vetë lojtarëve. Kanelo e kuptoi gabimin dhe i kërkoi falje Mesit.

Sfidanti.al