Man. Junajtidi, Paris SG e Barcelona, ekipet me më shumë gola në Botëror!

E dimë se ndër ekipet kombëtare në Katar më tepër kanë realizuar Anglia, Spanja dhe Franca, ndërsa këto të dyja ende nuk i kanë luajtur ndeshjet e treta në grup. Por, kush nga ekipet e klubeve ka më shumë rrjeta në Kupën e Botës, përderisa shumica e yjeve luajnë në ligat më të forta të Europës? Statistika tregon se Mançester Junajtidi kryeson me 7 gola, nga të cilët 3 janë të Rashfordit, 2 të Bruno Fernandesit, 1 i Kristiano Ronaldos (edhe pse tani është larguar) dhe një i Kasemiros. Aspak keq! Me 6 gola e ndjekin Paris SG e Barcelona. Për PSG-në kanë shënuar 3 herë Mbape, 2 Mesi dhe një herë Soler, ndërsa për katalanasit janë 2 Ferran Torres, 1 Kristensen, Levandovski, De Jong e Gavi. Me 4 gola është Fenerbahçe e me 3 Man. Siti, Ajaksi, Atletiko e Madridit, Milani, PSV dhe Çelsi.

Sfidanti.al