Botërori nuk humb Mesin dhe Levandovskin, sauditët kualifikojnë … Poloninë!

Për lojën që zhvilluan e merituan plotësisht kalimin e turit dhe ia dolën edhe pse e merituan edhe që të humbisnin penalltinë. Futbollistët e Argjentinës lanë pas humbjen e rëndë me Arabinë Saudite duke realizuar fitoren e dytë radhazi (2-0) me dominim të plotë ndaj Polonisë. Dy herë kampionët e botës patën epërsi dërrmuese dhe shënuan golat me dy yje që luajnë në Premier Ligë si Aleksis Mekallister dhe Hulian Alvarez, ndonëse regjinë e drejtuan Angel Di Maria dhe Lionel Mesi. Argjentina është në raundin e dytë të Kupës së Botës, veçse “çalë-çalë” kaluan edhe polakët, vetëm falë golit që Arabia Saudite shënoi në fund ndaj Meksikës. Edhe pse meksikanët fituan 2-1, u eliminuan për shkak të golaverazhit. Henri Martin dhe Luis Çaves realizuan në 47’ e 52’, por i përhershmi Al Dausari realizoi një gol tepër të vonshëm, në 90’+5 duke i shkaktuar “infarkt” mijëra tifozëve meksikanë. Botërori nuk humbi as Mesin dhe as Levandovskin, ndonëse humbi Meksikën.

Grupi C: Poloni-Argjentinë 0-2, Arabi Saudite-Meksikë 1-2

Renditja: Argjentina 6 (5-2), Polonia 4 (2-2), Meksika 4 (2-3), Arabia Saudite 3 (3-5).

Sfidanti.al